Ahmetaj përgënjeshtron për Albeu.com: Zëri në video është mbivendosur
Kandidati i Partisë Socialiste për Gjirokastrën, Arben Ahmeti ka përgënjeshtuar për Portalin Albeu.com videon e publikuar në rrjetet sociale dhe më pas edhe në Albeu në lidhje me dialogun mes tij dhe z. Anastas Angjeli, duke thënë se zëri nëtë nuk është i vërteti dhe se togfjalëshi i titruar nuk është ajo që ai ka thënë.

"Me vjen keq per sajesen dhe montazhin. Stil i zakonshem. Kjo video eshte nje moment kur denoncoj fyerjet qe jane bere kandidatit te LSI te qarkut Gjirokaster. Nese do te kisha nxjerre nga goja nje togfjalesh te atille, atehere pse duheshin titrat poshte? Ju lutemi mos ti besoni ketyre shpifjeve pasi duket fare qarte qe zeri eshte i mbivendosur ne kete video", thuhet në përgënjeshtrimin e Z. Arben Ahmetaj. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2013, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori