Ahmetaj: Në bujqësi e turizëm do ketë ulje taksash
Pas një takimi me dyer të mbyllura në vilën qeveritare mes drejtuesve të koalicionit qeverisës PS-LSI, kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Meta, ministrave Cani, Haxhinasto, Ahmetaj, Tahiri dhe krerëve të grupeve parlamentare Ruçi e Vasili, është arritur në një përfundim të përbashkët për reformat në ekonomi.

Ministri Ahmetaj ka bërë me dije se PS-LSI kanë një qëndrim të unifikuar teksa nuk do të ketë rritje taksash, por ato do të ulen. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se nuk do të ketë rritje të taksave, madje në sektorët e bujqësisë dhe turizmit, 2016-a do të sjellë ulje të taksave.

"U fol për gjithë zhvillimet e ekonomisë dhe u rakordua për të gjitha politikat ekonomike, buxhetore, financiare që aleanca do marrë në vitin 2016 dhe afatmesëm. Të gjitha propozimet janë të rakorduara dhe kanë një qëndrim unik përballë asaj që do të bëjmë me ekonominë dhe ndërkombëtarët. Nuk ka taksa më të rritura, patjetër që do të ketë të ulura, sidomos tek bujqësia, turizmi", tha Ahmetaj. /albeu.com/

Shtuar më 06/11/2015, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori