Ahmetaj: Ekonomia ka hyrë në rrugë të qëndrueshme reformash
Ministri Ahmetaj është shprehur sot se ekonomia ka hyrë në rrugë të qëndrueshme reformash. Në një konferencë për media, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj tha se “ekonomia shqiptare ka hyrë në një rrugë të qëndrueshme reformash agresive, që do të ndihmojnë konkurrueshmërinë”.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, sipas Ahmetajt: “Shqipëria nuk ka humbur vende në raport me vetveten”.

“Kemi hartuar një paketë të mirë ligjore që rezultatet e së cilës do i shohim vitin e ardhshëm”, shtoi Ahmetaj. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2015, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori