500
euro shtesë taksa për makinat e
luksit. Kjo gjë është bërë me dije nga ministri
Ahmetaj, ku nënvizoi se do të tatohet me 500
euro më shumë në vit pasi hyn tek gjërat e
luksit.
Këtë deklaratë ministri Arben
Ahmetaj e dha në emisionin “Tonight Ilva Tare”. Ai tha se nuk do të ketë asnjë rritje taksash, me përjashtim të taksave për makinat e
luksit.
“Ka një taksë që do të rritet. Taksa e makinës së
luksit. Po ke makinë
luksi, do paguash. Do të ketë të bëjë me vlerën e makinës, me fuqinë motorrike, pra cilindrat dhe vitin e prodhimit.
Një makinë me cilindrat mbi 3.2 ose 3200 sigurisht që nuk është makinë normale, është makinë
luksi, makinë që harxhon, makinë e fuqishme, që i jep një kënaqësi atij që e ka, por është një kënaqësi jo e domosdoshme, pra hyn tek
luksi.
Ajo do të tatohet me një 500
euro më shumë në vit”, shtoi
Ahmetaj. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2015,
ora 09:11