Agron Tufa i përgjigjet Dritan Hilës: "Pleh i plehut ose krymb plehu"
Denoncimi publik i Agron Tufës ndaj Diana Cculit si pjesë e njerëzve përgjegjës për ekzekutimin e poetit Genc Leka si edhe kërkesës për ndalimin e transmetimit të filmave të regjimit komunist, ish-ministri i Mbrojtjes Adrian Hila e cilësoi Tufën si pjesë të kulturës së plehrave.

Tufa i është përgjigjur flakë për flakë Hilës duke i rikujtuar krimet që ka bërë babai i tij hetues gjatë regjimit komunist, ndërkohë që e cilëson edhe si "pleh të plehut" apo "krymb plehu".

Tufa shton se Dritan Hila s'ka të bëjë fare me letërsinë dukee cilësuar atë si një "barbar" në kopshtin e letërsisë.

Postimi i plotë i Tufës

Kritik letrar apo Barbar në Kopsht
Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë penave të tjera, me vlerësimin e krijimtarisë sime letrare po përpiqet të merret dhe ... mender me thanë... Dritan Hila. Se ç'lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë "kopsht" (letrar) ai është thjesht një "barbar", që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat.
Dritanin s'e lë të qetë titulli i një romanit tim - "Tenxherja", (nderuar me çmimin "Rexhai Surroi", si romani më i mirë i vitit, Prishtinë 2010). Tenxherja në roman është thjesht një mjet, që lidh narrativa të përgjakshme burgjesh të komunizmit, burgje të cilat i ngriti i ati i Dritanit me shokë, burgje ku vuajti im atë me shokē, tenxhere burgjesh me të cilën tallet i biri i atij që i ngriti këto burgje. Bravo, antropoid i lirë! Edhe një tjjetër si ti u mundua para ca vitesh të tallet, me të njëjtin roman, edhe ai bir vrasësi e ndërtues burgjesh, por u çmend dhe vrau veten.
Por kthehemi tek interesi i papritur i antropoidit tonë për kopshtin tim letrar.
Si duket, është fiksuar keq dhe e paska humbur qetësinë, sepse:
S'i hahet, s'i pihet,
Numëron tespihet.
Çdo mëngjes Dritangut
I del njëra mangut.
Po mjaft! Se ç'përfaqëson kjo pako antropomorfe ekskrimentesh në vargmalet me pleh të tranzicionit tonë, këtë gjithmonë e kam ditur, për shkakun elementar, se plehu kutërbon. Ajo që nuk e kisha ditur ende ishte teza: "A ekziston vallë hierarkia midis plehërave?". Kisha, në parim, përshtypjen se jo. Paskam qenë dallash! Se ka pleh, po ka ku e ku më keq: pleh plehu! Në e daçi dhe më saktë: krymb plehu!
Shtuar më 17/03/2017, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori