Agron Llakaj shpërthen në lot: Më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund
Agron Llakaj ka shprehur në lot dhembshurinë që ndjen për vendin e tij të lindjes, Memaliaj.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, aktori i humorit u shpreh se ajo shihet pa të ardhme, pikërisht për faktin e të qenurit e braktisur prej kohësh.

“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme…sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë…i morën minierën. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty…më vjen turp që e thashë tani këtë”, është shprehur Llakaj. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori