Agron Llakaj: Për fajin e Ardit Gjebreas më mbajtën dy rroga në “Portokalli”
Lajmi se Agron Llakaj do të largohej nga spektakli i humorit “Portokalli” bëri bujë në vitin 2010, ku u përfol se humoristi e la “Portokallinë” për programin “Kush do të bëhet milioner” që filloi asokohe në Klan.

Agron Llakaj është padyshim një ndër aktorët më të dashur e më me shumë eksperiencë në humorin shqiptar.

Ai prej shumë vitesh ishte moderatori dhe aktor i “Portokallisë” por pas shumë vitesh punë ai u largua.

I ftuar dje në “Xing me Ermalin”, Llakaj ka rrëfyer për herë të parë pse u largua nga “Portokalli” .

“Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj…

Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten.

Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas.

Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën. Nuk i mora leje, por e informova.

Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”.
Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia. Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha:

Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë.

I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova. Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga”- përfundoi Llakaj. /albeu.com/


Shtuar më 01/10/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori