Kokaina “mbyt” Shqipërinë, Hoxha: Çmimi i së “bardhës” sa i ananasit

Prej ditës së djeshme, Euro ka zbitur në nivelin më të ulët historik.

Banka e Shqipërisë raporton se një euro u ble dje dhe sot me mesatarisht 108.73 lekë dhe u shit mesatarisht me 109.07 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha krahas rënies së vlerës të euro, ngre edhe një shqetësim tjetrë, dyndjen e treguat shqiptar me kokainë.

Kjo ka bërë, sipas tij, që çmimi i kokainës të bjerë në treg.

“Pse euro ka shkuar për lesh e kuptoj, por çmimi i “të bardhës” në Durrës, pse ka rënë kaq shumë, nuk e marr vesh? Ka shkuar 20 mijë euro kilogrami, si me qenë ananas”, shkkruan Hoxha në Facebook.

/Albeu.com.


Shtuar 3.06.2023 17:54