Agron Cane rrezikon nga gjobë deri në 2 vjet burg
Pëlqej
Prokuroria ka ngritur ndaj Agron Canes akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Në bazë të ligjit, 62-vjeçari rrezikon dënim nga gjobë deri në 2 vjet burg.

Ligji që përfshin veprimet e Canes është neni 245.

"Premtimi, propozimi ose dhënia drejtpërdrejt ose tërthortazi i çfarë do lloj përfitimi të parregullt, për vete ose personave të tjerë personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në ushtrimin e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndkimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshirimit, përbjnë vepër penale dhe dënohen me burg nga gjashtë muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga treqind mijë në një milionë", thuhet në nenin 245 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ish-ushtaraku Agron Cane u arrestua dje nga Policia e Sarandës, pas denoncimit të një gruaje, e cila dokumentoi se Cane i ka kërkuar favore seksuale me të bijën e tij 14-vjeçare në kembim të një vendi pune. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2014, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori