Agresorët kërcënojnë familjen, zonja e shtëpisë i pret me shotgan (VIDEO)
Pëlqej
Ndërsa pak ditë më parë familjari i tyre u qëllua me 4 plumba në trup dhe ndodhet ende duke luftuar me jetën, familja Kovaci vijon të kërcënohet nga agresorët.

Pronarët Kovaçi të një vile 3-katëshe bëjnë të ditur se janë kërcënuar gjatë orëve të para të mëngjesit (ora 03:30), dhe për këtë arsye janë vetëmbrojtur me shotgun.

E zonja e shtëpisë, një grua rreth 50 vjeç shprehet se 4 persona kanë mbërritur orës 03:00 të mëngjesit të 28 shtatorit tek godina 3 katëshe tek vendi i njohur si "Pallati me Shigjeta" dhe kanë kërcënuar se do të hedhin në erë dhe do i vrasin nëse nuk shpërngulen nga vila.

Pas kësaj e zonja e shtëpisë ka dalë në sheshpushimin e verandës duke gjuajtur disa herë me shotgun në drejtim të tyre.

Një kërcënim i tillë vjen pas atentatit të mbetur në tentativë të ndodhur të mërkurën në mbrëmje, pranë "Pallatit me Shigjeta" ku u qëllua me pistoletë roja e kësaj jetimoreje.

Shkak i mosmarrëveshjes mësohet të jetë një konflikt pronësie që zgjat pej vitesh në gjykatë. Ky është kërcënimi i tretë që i rrezikoi jetën pronarëve të kësaj ndërtesë. Në prill të 2014 i vendosën një sasi tritoli në pragun e shtëpisë.

Më 24 shtator pranë kësaj godine iu bë atentat Fatmir Kovaçit, ose (Kurti) i njohur ndryshe, i cili banon por punonte dhe si roje natën në vilën 3-katëshe që tanimë është kthyer në objekt sherri. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori