Kastriot Dermaku transferohet te Lecce, këto janë detajet

Orët e fundit të merkatos po sjellin zhvillime të rëndësishme për disa nga lojtarët e Kombëtares.

Pas zyrtarizimit të Endri Çekiçit në Turqi tek Angaragucu, konfirmohet me të zezën mbi të bardhë edhe transferimi i Kastriot Dermakut te Lecce.

Formula e transferimit nga Parma në skuadrën puljeze është huazim me detyrim blerjeje, nëse ekipi i drejtuar nga Eugenio Corini do të sigurojë ngjitjen në Serinë A.

Dermaku ishte transferuar një vit më parë te Parma, me të cilën kishte firmosur kontratë 4-vjeçare me pagë 180 mijë euro neto në vit.

Në total, përgjatë sezonit të kaluar, mbrojtësi shtatlartë shqiptar ka koleksionuar 18 ndeshje me fanellën ne Parmës.


Shtuar 5.10.2020 11:07