Agolli: Shqiperia duhet te jete me doreshtrengtuar ndaj Greqise
Pëlqej
Albeu.com
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka komentuar çështjen e varreve të ushtarëve grek në vendin tonë. Në një intervistë për një kanal televiziv të Tiranës, Agolli u shpreh se Tirana zyrtare duhet të jetë më dorështrënguar në çështje të tilla delikate.
Sipas tij, gjatë luftërave të ndryshme në territorin shqiptar kanë shkelur ushtarë të vendeve të ndryshme. “Ne duhet të jemi më dorështrënguar. Sigurisht që ka edhe disa vështirësi në këtë pikë, pasi në Greqi jetojnë rreth 700 mijë emigrantë shqiptarë. Kjo na bën deri diku të jemi të varur nga konjekturat e ndryshme”, ka thënë ai.

Agolli komentoi gjithashtu edhe planin 6 pikësh të paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm i PKB-së, Ban Ki Moon. “Ai është një plan me gjashtë gjilpëra, secila prej të cilave përmban një helm të ndryshëm. Është e qartë se plani parashikon ndarjen e Kosovës. Kjo është sikur të ndjek fati i keq pas një gëzimi të madh. Por mendoj se kjo do të kalohet me sukses, pasi as Kosova dhe as Shqipëria nuk do të pranojnë një gjë të tillë”, ka komentuar ai.

Lidhur me situatën brenda së majtës shqiptare, ish deputeti socialist u shpreh se PS ndodhet në një krizë të vërtetë. “E majta nuk mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk bashkohet. PD, është një parti e madhe dhe në këtë fushë po paraqitet më mirë se kampi i majtë”,përfundoi ai.
Shtuar më 23/11/2008, ora 20:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori