Agolli: Kadare, shpëtoi prej meje nga dënimi
Pëlqej
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli në një intervistë për gazetën Panorama zbardh marrëdhëniet e tij me udhëheqësit e lartë të shtetit komunist, pamundësinë e tij për të botuar tregimet e tij dhe pse për rreth 19 vjet mbajti postin e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Sipas Agollit, precedenti i tij i mos dënimit për disa nga tregimet dhe romanet, si “Zhurma e re e dikurshme”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” apo dhe drama “Fytyra e dytë”, shpëtuan dhe Ismail Kadarenë që të mos dënohej për poemën “Pashallarët e kuq”.

"Në 1980-n, kur Enveri ishte gjallë. Mua më ka ecur keq fati, sepse gjithnjë tregimet m’i ndalonin. Edhe “Zhurma e erërave të dikurshme”. Në të ishte dhe tregimi “Lamtumirë kapedani im”. Flitej për një kapedan kaçak, i cili kishte nam në madh nga malësia e Matit. I thanë shokët që më mirë të bashkohemi me partizanët dhe të mos jemi kaçakë mali. Kështu vendosën dhe u bashkuan dhe e vendosën zv.komandant të çetës. Mirëpo një natë, një nga luftëtarët e kësaj çete bëri dashuri me një vajzë partizane. Kjo gjë ishte e ndaluar. U mor vesh kjo gjë, iu bë gjyqi dhe e pushkatuan djalin. Pas kësaj, zv.komandanti i çetës, i cili ishte kaçak, u largua nga çeta bashkë me trimat e tij. Shkuan në një teqe. Aty u rrethuan nga italianët, luftuan të gjithë kundër italianit dhe u vranë. Pasi i shpëton këtij rrethimi, ai vritet në një pritë tjetër. Prandaj unë them në titull “Lamtumirë kapedani im”. Ky tregim u duk si i çuditshëm, si ka mundësi një njeri nga kaçak, që i bashkohet çetës partizane, largohet prej saj dhe lufton kundër italianëve dhe vritet. Ishte kundër një linje, që ishte ndjekur që kur shkon partizan, vritesh si partizan." shprehet shkrimtari. /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2014, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori