Agolli: Berisha e ka fe politikën
Pëlqej
“Edi Rama e ka hapur sheshin e ndërtimit të pallatit të ri dhe deri këtu po ecën mirë, por unë do të thosha që të mos mundohet të ndërtojë të gjithë qytetin menjëherë, por të ndërtojë pallatin e parë e me rradhë. Edhe FMN i thatë mos happen në të gjitha fushat, por të caktojnë disa prioritete”.

Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën Panorama patriarku i socialistëve, Dritëro Agolli duke e vlerësuar punën e qeverisë për këtë vit.

Sipas tij kryeministri Edi Rama e ka nisur mirë me pastrimet, por duhet të përcaktojë disa prioritete për ndërtimin e vendit. Sa i përket drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, Agolli shprehet me nota positive, por i kujton atij se duhet të jetë i pavarur nga paraardhësi i tij.

Lulzim Basha nuk ka çfarë bën. Ai është djalë i zgjuar, njeri që di më shumë se ata që ka rreth e rrotull, por mbase në të ardhmen do të mërzitet dhe do t’i lërë ata dhe do të marrë një drejtim të tij, jashtë PD-së. Sepse nuk mund të drejtosh dot partinë nëse je i varur nga një tjetër. Politikanët tanë nuk varen nga idetë por varen nga individët. Berisha e ka pasion politikën dhe i është vënë një ideje të caktuar politike, e cila i është kthyer si një besim fetar dhe nuk del dot prej saj, ashtu siç nuk del dot Papa nga feja e vet apo të bëhet ateist” thotë Agolli.

Shkrimtari komenton edhe vjedhjen në Bankën e Shqipërisë duke u shprehur se Guvernatori sëbashku me Këshillin Mbikëqyrës duhet të kishin dhënë dorëheqjen. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori