Agjenti i Hysajt: Do ulemi të bisedojmë me Napolin, Ancelotti na ka dhëne besim
Agjenti i Elseid Hysaj Mario Giuffrida, ka folur për të ardhmen e Elseid Hysajt tek Napoli. Ai ka deklaruar se do ulemi per te diskutuar për rinovimin e kontratës.


"Ne jemi pranë një takimi me Napolin, Ancelotti e vlerëson lojtarin , përndryshe ai do të ishte larguar menjëherë, pasi nuk është vetëm Chelsea që e kërkon. Ne do ulemi të bisedojmë shumë shpejt për cështjen e rinovimit", deklaroi ai për Raisport.

Elseid Hysaj në fakt është përfolur shumë për një kalim te Chelsea aty do ribashkoheshe me Maurico Sarrin me të cillin ka punuar te Empoli dhe te Napoli.
Shtuar më 12/01/2019, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori