Agjencitë greke, paketa turistike me destinacion Shqipërinë
Kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë ka shtyrë drejtuesit e agjencive të udhëtimit në këtë vend që të përgatisin paketa turistike me destinacion Shqipërinë. Më parë kjo gjë nuk ndodhte shpesh. Në një ofertë të publikuar para disa ditësh nga një agjenci publikohej slogani “Kaloni Pashkët në Vorio Epir”.

Sipas Gazetës Shqiptare agjencia kjo ofertë bëhej nga agjencia turistike “Iasontours”, e cila për të kaluar 4 ditë në “Vorio Epir”, kërkonte një shumë prej 175 euro për person. Në këtë guidë përfshihen udhëtimi, fjeta në hotele me 3 yje dhe guida. Referuar broshurës të publikuar nga kjo agjenci turistike mësohet se itinerari është Sarandë-Butrint-Himarë-Gjirokastër. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2012, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori