Agim Kajmaku në kërkim, Ministria e Brendshme i jep tenderin miliona lekë bashkëshortes
Ministria e Brendshme ka shpallur fitues kompaninë "Kajmaku SHPK" për të marrë tenderimin e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitarem “Nënë Tereza”.

Kujtojmë se Agim Kajmaku ndodhet në arrati për shkak se kërkohet nga drejtësia për falsifikim dokumentash dha mashtrim në formular.

E ccuditshme është pse kompania e tij merr pjesë ne tendera dhe akoma me shumë si ka mundësi të shpallet fituese për një shumë kaq të majme. Ky tender është hapur me datë 30.12.2019, periudhë kjo që konkretisht vetë Kajmaku rezultonte i shpallur në kërkim.

“Shërbim i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me fond limit të marrëveshjes kuadër 5.774,844 lekë pa TVSH dhe me afat kohor për ekzekutimin: Duke filluar nga data e lidhjes së kontratës/kontratave sipas kërkesës së Autoritetit Kontraktor, brenda afatit 12 muaj të lidhjes së Marrëveshjes Kuadër”, shkruhet në formolarin e njoftimit të operatorëve ekonomikë të suksesshmëm në marrëveshjen Kuadër në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, tenderi i shpallur me datë 30.12.2019 është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca fitusi i tij është shpallur 21 ditë më vonë, pikërisht më 20 Janar dhe fituesi i tij Agim Kajmaku më datë 20.01.2020, mes 5 aplikantëve të tjerë me shumën 5.006,625 lekë pa TVSH.


Shtuar më 20/01/2020, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori