"Ky rast nuk identifikohet me PS, është një çështje që po e ndjek Prokuroria. Nuk ka asnjë
përgjegjësi sa kohë që nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje, nuk kemi asnjë lloj
përgjegjësie, as
morale as politike"
Partia Socialiste nuk sheh asnjë
përgjegjësi të sajën në lidhje me Agim Kajmakun, kryebashkiakun e shkarkuar nga detyra si dhe tashmë të shpallur në kërkim për disa vepra penale.
E ftuar në "mbrëmje në Abcnews", deputetja e PS-së dhe njëherësh drejtuesja e komisionit parlamentar të sigurisë Ermonela Felaj, u shpreh se socialistët nuk kanë asnjë lloj
përgjegjësie politike apo edhe
morale mbi Kajmakun edhe pse ky i fundit u zgjodh pikërisht nga socialistët në zgjedhjet e 30 qershorit për të drejtuar bashkinë e Vorës.
“Ky rast nuk identifikohet me PS, është një çështje që po e ndjek Prokuroria. Nuk ka asnjë
përgjegjësi sa kohë që nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje, nuk kemi asnjë lloj
përgjegjësie, as
morale as politike. Kemi bërë shkëputje nga këta persona dhe kjo është realizuar me ligjin e dekriminalizimit. PS është partia më e votuar e shqiptarëve”, deklaroi Felaj.
Shtuar më 21/11/2019,
ora 20:27