AK kundër kandidaturës së Zaganjorit
Aleanca Kuq e Zi ka kundërshtuar sot kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, për President të Republikës. Përmes një deklarate për mediat, AK shprehet se kandidati në fjalë ka votuar në minorancë duke mbështetur antikushtueshmërinë e marrëveshjes me Greqinë.

Aleanca Kuq e Zi, i fton të gjithë shqiptarët, të lexojnë dhe të kuptojnë arsyet pse kryeministri Berisha ka propozuar pikërisht gjyqtarin Xhezir Zaganjorin, në funksionin e kreut të ri të shtetit. Me vendim datë 26.11.2009 të Gjykatës Kushtetuese është votuar pro legjitimimit të padisë për gjykimin e cështjes në lidhje me papajtueshmërinë me kushtetutën e Shqipërisë së marveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë "Per delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Në seancën për legjitimim apo jo të kërkesës në fjalë kandidati për president ka votuar në minorancë duke mbështetur antikushtueshmërinë e marveshjes me Greqinë. Në votimin 5 me 4 gjyqtari Xhezair Zakanjori është shprehur pro marveshjes duke votuar kundër pranimin të kërkesës për këtë cështje në gjykatën Kushtetuese”,- deklaroi përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Redi Ramaj.

Aleanca Kuq e Zi bën me dije se denoncon marrëveshjen e kryeministrit Berisha me Greqinë si një akt tradhëtie historik dhe një njollë e zezë në 100 vitet e shtetit shqipëtar. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2012, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori