Frikë nga policia? Rama mbërrin i rrethuar me forca policie në Kryeministri

Ditën e sotme Aleaca për Teatrin bashkë me opozitën organizojnë një protestë në Tiranë.

Ndërkohë ku kanë mbetur vetëm pak minuta nga protesta, e cila duket se ka marrë shumë mbështetje, Kryeministri Edi Rama ka shkuar në kryeministri.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri është para i rrethuar me disa policë dhe i shoqëruar nga Ambasadorja Amerikane Yuri Kim.

Ende nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me zhvillimin e takimit midis tyre, ndërkohë që shumë pranë kanë nisur që të mblidhen dhjetra protestues, duke ju përgjigjur thirrjes së Aleancës si dhe opozitës. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2020 15:18