AFERA "CEZ"/ Zhduket biznesmeni Nuel Kalaj, e shoqja: S’e di ku ndodhet (VIDEO)
Gjatë ditës së sotme ka nisur Komisioni Hetimor i CEZ ku pritej që të dëshmonte biznesmeni Nuel Kalaj. Kreu i Komisionit lexoi shkresën e Policisë së Shtetit, e cila kishte shkuar në shtëpinë e biznesmenit, por nuk ishte përgjigjur asnjeri.

Më pas Policia ka kontrolluar vendet ku mund të ndodhej Kalaj. Basha lexoi se Policia kishte gjetur bashkëshorten e Kalajt, e cila kishte thënë se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej bashkëshorti.

Pas kësaj, policia dërgoi shkresa në pikat kufitare për ndalimin e Kalajt, nëse tenton të largohet nga vendi, apo të kthehet në rast se është jashtë vendit./Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori