Afati për reformën zgjedhore mbaron sot
Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të ketë një ditë të gjatë sot, në afatin e e fundit të përfundimit të tij që skadon në orën 24:00. Partitë politike të cilat do të mblidhen në kryesinë e Kuvendit do të nisin diskutimin e çëshjeve "të nxehta" siç është formatimi i KQZ-së, mënyra si do procesohet për ankimimet zgjedhore dhe veçanërisht përdorimi i teknologjisë në zgjedhje.

Ndërkohë të dyja palët ndahen në një pikë sa i përket kapitullit të KQZ-së. PS-ja propozon që KQZ-ja e re të nisë punën menjëherë sapo të miratohet në Parlament. Por, demokratët kujtojnë faktin se shtatë anëtarët aktualë të KQZ-së kanë mandat deri në dhjetor dhe nëse atyre u ndërpritet mandati më përpara, kjo është një shkelje e Kushtetutës. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori