Afat i dytë i regjistrimit në Universitetet e Maqedonisë
Albeu.com
Afati i dytë i regjistrimit fillon sot në universitetet shtetërore në Maqedoni. Regjistrimi në universitetet e Shkupit, Manastirit dhe Shtipit do të zhvillohet dy ditë, ndërsa në Universitetin Shtetëror të Tetovës do të zgjasë deri më 18 shtator.Në Universitetin e Shkupit në afatin e dytë të regjistrimit ka 4.343 vende të lira, në Universitetin e Tetovës 2.025, në atë të Manastirit 1.950 dhe në atë të Shtipit 2.449 vende të lira.
Ministria e Arsimit lajmëroi se tërësisht do të lirohen nga bashkëfinancimi të gjithë studentët që janë regjistruar ose do të regjistrohen në universitetet dhe fakultetet e sapohapura në Shtip, Probishtip, Veles, Tetovë, Vinicë, Radovish dhe Manastir. (Makfax)
Shtuar më 15/09/2008, ora 16:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori