Aeroporti i Vlorës mbetet vetëm ne 3D
Gjatë diskutimit të një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme lehtësuese për operatorët e transportit ajror dhe lëvizjen pa pengesa, zv. ministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka zbuluar për herë të parë arsyen e dështimit të negociatave me konsorciumin turk që u ofrua për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë.

Sipas zv.ministrit negociatat dështuan për shkak të kompensimit të lartë që kërkohej prej tyre në drejtim të garantimit të fluksit të pasagjerëve, ndërsa theksoi se aktualisht po përgatiten termat e referencës për hapjen e garës ndërkombëtare.

Ndërtimi i aeroportit duket i largët, kështu që dhe për uljen e çmimit të biletave ajrore do të duhet të presim.
Shtuar më 10/06/2019, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori