Aeroporti i Prishtines pajiset me qender per VIP-at
Albeu.com
Është përuruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Qendra Protokollare për Persona të Rëndësishëm, qendra-VIP, e cila do të shërbejë për zyrtarët e lartë të Kosovës, delegacione e diplomatë vendorë dhe të huaj, si dhe personalitete të tjera.Qendra-VIP ka një hapësirë prej rreth 600 metrash katrorë, ku përfshihen salla e konferencave për shtyp, dy salla mbledhjesh, dy dhoma VIP-ash, etj. “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës i afrohet sot edhe më shumë standardeve bashkëkohore të aeroporteve evropiane”, tha në ceremoninë e përurimit ministri i Transporteve dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
Shtuar më 13/07/2009, ora 02:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori