Aeroporti i Prishtines nuk pyet krizen
Albeu.com
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), sipas statistikave të gjysmës së parë të vitit 2009, jo vetëm që nuk është prekur nga kriza ndërkombëtare financiare, por ka shënuar edhe rritje të ndjeshme në të gjithë sektorët.Fitimet neto të kompanisë, siç lajmëron Zyra e Drejorit i ANP-së, në gjashtë muajt e parë të këtij viti arrijnë 3.5 milion euro, që paraqet 8 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

ANP-ja shpalli vitin 2008, si "vit të artë" për shkak të faktit se fitimet neto për herë të parë në historinë e aeroportit arritën rreth 7 milionë euro, ndërsa numri i udhëtarëve po për herë të parë arriti dhe tejkaloi shifrën prej 1 milionë udhëtarë.

Sipas , në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2009, ëshë regjistruar rritje e numrit të fluturimeve për rreth 17 për qind.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2008 janë regjistruar 2.105 fluturime, ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të këtij viti numri i tyre ka shkuar në 2.454 fluturime, kështu, krahasuar me vitin paraprak, sivjet janë regjistruar 349 fluturime më shumë.
Po ashtu, rritje e ndjeshme është shënuar edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve, i cili gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore arrin rreth 4 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës është jashtëzakonisht i kënaqur më rezultatet e arritura në 6 mujorin e parë, veçmas duke pasur parasysh që kriza financiare globale ka prekur një numër të madh të aeroporteve në botë. Edhe aeroportet në regjion nuk i kanë shpëtuar krizës dhe po përballen më rënie të theksuar të numrit të udhëtarëve”, tha koordinatori për marrëdhënie me opinionin i ANP-së, Altin Ahmeti.

Menaxhmenti i ANP-së pret rezultate të mira edhe gjatë stinorit të verës, i cili sapo ka filluar, si dhe gjatë gjithë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2009.
Shtuar më 07/07/2009, ora 17:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori