"Adriatik Llalla nuk arrestohet! Harrojeni!"
Avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, thotë se ndaj këtij të fundit nuk ka nisur asnjë procedim penal.

“Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës”, tha Hazizaj për TemA.


Gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi Prokuroria e Durrësit ka nisur prej kohësh hetimet ndaj tij.

I pyetur për aludimet se Llalla do të arrestohet, ai tha:

“Unë nuk di ç’të them për lajmet që dalin.

Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.

Ditët e fundit disa media kanë shkruar se Llalla do të arrestohet brenda së martës.
Shtuar më 16/04/2018, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori