Adriatik Llalla hedh "bombën" tjetër: Ambasadorët më kërkuan arrestimin e Berishës, ministra dhe ish-ministra
Kryeprokurori Adriatik Llalla tha gjatë intervistës në emisionin "Opinion" se ambasadorë të rendësishëm në Shqipëri i kanë kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Ambasadorë të huaj kanë përfituar nga imuniteti i tyre që nuk janë ndjekur penalisht pasi i kanë kërkuar në zyre Kryeprokurorit arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë në vend.

"Këta ambasadorë kanë kërkuar arrestimin e emrave të lartë zyrtarësh të niveleve të larta në Shqipëri. Bëhet fjalë për ministra dhe ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vlerësoj se e kanë bërë këtë në bazë të opinioneve që ata kanë patur. Qendrimi im ka qenë i prerë se prokuroria vepron mbi bazën e provave dhe jo opinioneve të tyre.
Në lidhje me këtë shqetësim kam njoftuar Presidentin e Republikës.
Në dijeninë time Presidenti i Republikës ka marrë kontakt dhe i ka shpeehur shqetëimin atyre dhe një pjesë e tyre nuk e kanë pranuar këtë shqetësim. Kërkesa është bërë rreth dy vite më parë"., - tha ai.

I pyetur se për kë bëhej fjalë, Lalla nuk pranoi të përmendë emra, por pranoi se një ndër politikanët e lartë për të cilët është kërkuar të arrestohen është edhe Sali Berisha. /Albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 22:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori