Adoleshentja shqiptare në Greqi përdhunohet nga njerku dhe rrihet nga nëna
E përballur me një makth të tmerrshëm dhe të përditshëm, një 16-vjeçare shqiptare ka vendosur më në fund të denoncojnë dhunuesit e saj, nënën dhe njerkun.

Rebeka dhunohej fizikisht nga nëna dhe njerku i saj abuzonte seksualisht prej kohësh. Adoleshentja përjetonte prej 1 viti këtë tmerr, deri kur në datën 1 shkurt ajo vendosi t’i rrëfejë historinë e saj një mikeshe duke u larguar nga shtëpia.

Ka qenë shoqja e saj që e bindi Rebekën për të shkuar në polici për të denoncuar nënën dhe njerkun për abuzimet që kishin kryer. Në datë 3 shkurt adoleshentja ka denoncuarpolici të gjithë tmerrin që ka përjetuar dhe tani është duke marrë ndihmë nga shërbimet sociale në Korfuz, shkruan Tvklan.

Ndërkohë kanë nisur procedurat për nënë dhe njerkun, pasi mbi ta rëndojnë disa akuza .

Shtuar më 06/02/2017, ora 23:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori