Adoleshentja rreh ish të dashurin, e ndiqte gjatë një viti
Pëlqej
Ndonëse kishin një vit që ishin ndarë, ish i dashuri e përndiqte 18 vjeçaren. Ndodhur në këto kushte, e reja nuk mund të duronte dot këtë trysni dhe së bashku me tre persona ende të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë ndaj tij me sende të forta.

I riu i dëmtuar i është drejtuar menjëherë rajonit të policisë, e ndërsa tashmë 18 vjeçarja po ndiqet penalisht lidhur me këtë akt. Xhilda T., 18 vjeç, banuese në Rrëshen, po procedohet penalisht pasi në bashkëpunim më tre djem të tjerë, kanë goditur në kokë dhe trup për motive të dobëta një djalë me inicialet I.B., banues në Koder-Rrëshen.

Ai ka thënë në polici se ish-e dashura e ndihmuar nga tre të tjerë, e kishin dhunuar. 18 vjeçarja kishte qenë e lidhur deri para një viti me të riun me incialet I.B., por pas ndarjes ky i fundit e përndiqte, duke i telefonuar dhe duke i dalë vazhdimisht përpara.

Nga ana e policisë vijojnë ende hetimet, për veprën penale “Plagosje me dashje” e kryer në bashkëpunim. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2014, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori