E reja në Korçë përdhunohet nga fqinji
Një 20 vjeçare është abuzuar seksualisht në shtëpinë e saj nga një i ri në qytetin e Korçës.

P. 24 vjeç, banues në Korçë, u arrestua ditën e djeshme nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, pas denoncimit të bërë nga ana e vajzës së përdhunuar.

20-vjeçarja u paraqit në komisariat në gjendje shoku duke thënë se 24 vjeçari kishte hyrë me zor në banesën e saj, duke përfituar nga një moment që ajo gjendej vetëm dhe e ka përdhunuar.

Mësohet gjithashtu se 24 vjeçari dhe vajza banonin dhe në të njëjtën lagje.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Kryhen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur.
Policia arreston autorin e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
D.P, 24 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2017, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori