Adoleshenti gjentet i rrahur për vdekje në Ishëm, denoncon Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka denoncuar një tjetër rast për fshehjen e krimit nga Policia.

Në denoncimin e kryeministrit, flitet për rrahjen e rëndë që i është bërë një adoleshenti në Ishëm të Durrës, prej së cilës fëmija ka përfunduar në koma.

Postimi i Berishës

Nje krim tjeter i shemtuar dhe i fshehur!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor, uroj shendet per ju!! Turp i madh per ne! Ne Ishem te Durresit ne mengjes gjendet adoleshenti i dhunuar per vdekje dhe i hedhur ne germadhe prane shkolles se mesme. Pika gjaku kudo dhe me andej gjaku pellg nga plaget e djaloshit. Ka qe te premten ne gjendje kome ne Tirane dhe askush nuk ka reaguar. Ju lutem publikojeni pasi ky fenomen ngjall panik ne komunitet dhe tregon qe ne jemi te pambrojtur. ABlerim Likmeta, nga lagja Likmetaj e Ishmit cdo gje eshte misterioze. Ka ardhur e ka marre por policia ska bere asnje hetim djali eshte tek ushtaraku me pak shpresa per jeten. Ka qe te Premten ne mengjes qe eshte gjetur dhe kjo pjese eshte e dyshimte pasi djali ka qene ne mes te nje ferre qe veshtire te gjendet rastrsisht. Jemi te shokuar.Kjo nuk eshte policia qe duam doktor, asnje ekspertize ne vendngjarje nderkohe qe djali ka qene mbuluar ne gjak, kafka e tij ka qene e demtuar nga goditjet sipas babait te tij ne baze te asaj qe i kane thene mjeket ne Tirane djali eshte goditur me mjete te forta ne koke duke i demtuar kafken.anonim ju lutem. Faleminderit

Shtuar më 03/07/2019, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori