Administrimi urban, Basha merr mbështetjen e Kinës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në takim anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin Liu Çi dhe delegacionin që e shoqëronte në përbërje të të cilit ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Pekinit.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh i gatshëm që edhe në bashkëpunim me qeverisjen qendrore t’ju krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për biznesin kinez që dëshiron të investoje në Tiranë. Mundësitë për të investuar në Tiranë janë të shumta, theksoi zoti Basha, i cili bëri një prezantim dhe të projekteve strategjike.

Nga ana e tij Liu Çi ka shprehur gatishmerinë për te dhënë ndihmesen në administrimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, pasi Pekini ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë dhe bashkëpunimi do të jetë mjaft i rëndësishëm. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2012, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori