Garantoj që qeveria shqiptare ku unë bëj pjesë është e angazhuar për bashkëpunim me Francën dhe për të vazhduar më specifikisht bashkëpunimin. Kështu u shpreh gjatë një seminari për frankofoninë të organizuar nga mbasada
franceze,
ministri i Jashtëm.
Ndërsa ambasadorja Christine Moro u shpreh se xhenda e integrimit është e rëndësishme për Shqipërinë dhe prioritet i qeverisë.
“Seminari na kujton se megjithëse është një gjuhë europiane është gjuhë e punës në aktivitetin e BE. Jam e lumtur që pjesëmarrësit janë të shumtë (qesh). Jam e kënaqur që vijnë nga ministritë e ndryshme, për të pasur njohuritë më të mira të gjuhës frënge. Axhenda e integrimit është e rëndësishme për Shqipërinë dhe prioritet i qeverisë.”- tha Moro.
Pjesëmarrja e ulët në seminar i ka rënë në sy dhe është kritikuar nga
ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ndërkohë që ambasadorja
franceze ka shkëmbyer batuta.
”Nuk mund të fsheh faktin që prisja një sallë shumë më shumë të mbushur për vetë rëndësinë që ndërkombëtarët i japin për administratën publike dhe procesit të reformimit të saj. Shpresojmë që kjo sallë të jetë shumë e mbushur sikudër do i kërkojë zonjës Dome që krahas buzëqeshjeve që më vijnë nga salla të kemi një raport të detajuar të secilit pjesëmarrës në këtë seminar sepse besojmë se është shumë e rëndësishme që çdo qindarkë që hedhin taksa paguesit europianë të shkojnë aty ku duhet në një administratë publike e cila të dijë ti shërbejë interest të vendit të vet”- tha Bushati.
Shtuar më 02/10/2013,
ora 10:47