Administrata dhe mësuesit pa rroga për muajin Qershor, ja çfarë ka ndodhur
Me dhjetëra punonjës të Ministrisë së Arsimit nuk kanë marrë pagën e muajit qershor që si rregull hidhet në bankë në ditët e para të korrikut.

Shkak për këtë është bërë përplasja politike mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni Plarent Ndreca.

Në një deklaratë për mediat ministrja e PD distancohet dhe bën përgjegjëse Departamentin e Administratës Publike.

Karabina përmes një njoftimi për mediat thotë se “në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori