ADK mbyll fushatën elektorale
Aleanca Demokristiane mbyll fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit. Kandidatja që kryeson listën në Tiranë Anna Preka i bëri thirrje shqiptarëve sidomos emigrantëve që të votojnë numrin 33 për të pasur në parlament një zë të problemeve të tyre.


Kandidadja Preka deklaroi se kjo forcë politike do të realizojë premtimet e bëra gjatë fushatës.
Ndërkohë që kryetari Aleancës Demokristiane Zef Bushati deklaroi se ata do të marrin disa deputetë në disa prej qarqeve më kryesore të vendit.
Aleanca Demokristiane është pjesë e koalicionit të majtë dhe synon që në parlamentin e ardhshëm të ketë disa përfaqësues.
Shtuar më 21/06/2013, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori