E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Adili per here te fundit fton ne takim lideret politik ne Maqedoni
Albeu.com
Gafurr Adili, kryetari i FDBK-së dhe ish-shefi politik i AKSH-së i ka bërë apelin e fundit liderëve të partive politike në Maqedoni, për një takim të përbashkët në Tiranë të caktuar për 23 janar.
Ai kërkesën publike i`a ka bërë ish-liderit të PDSH-së, Arbër Xhaferi, kryetarit aktual të kësaj partie, Menduh Thaçi, Sefedin Harunit të PPD-së dhe Hysni Shaqirit të BDK-së. “Besoj se jeni në dijeni të ftesës publike të Frontit Demokratik të

Bashkimit Kombëtar (FDBK), për një takim të përbashkët në Tiranë, më 23 janar 2010 (e shtunë), duke filluar nga ora 11-të dhe se pozitivisht deri tani ftesës i është përgjigjur Bardhyl Mahmuti nga Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH). Përkundrazi, nga ana tjetër, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Imer Selmani nga DR, publikisht e kanë refuzuar pjesëmarrjën e tyre në takimin e 23 janarit”, ka theksuar Adili në kërkesën publike, duke kërkuar përgjigje edhe nga liderët e tre partive PDSH-së, BDK dhe PPD.

Gafurr Adili ka kërkuar që nëpërmjet një takimi të përbashkët të unifikohet spektri politik shqiptar në Maqedoni, për të avancuar pozitën dhe çështjen shqiptare. (ina)
Shtuar më 20/01/2010, ora 01:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori