Adili: Kryengritësit që po luftojnë në malësinë e Tetovës nuk jan
Pëlqej
Albeu.com
Gafurr Adili, zëdhënësi politik i Frontit për Bashkimin Kombëtarë Shqiptar (FBKSH), brenda së cilës funksionin edhe Armata Kombëtare Shqiptare ka deklaruar për agjencinë INA se “kryengritësit që po luftojnë në Malësinë e Tetovës nuk i përkasin formacionit të AKSH-së”.Kjo e fundit, siç tha Adili është e përqendruar të mbrojë popullsinë shqiptare të Kosovës, e cila nuk mbrohet nga SHPK-ja dhe KFOR-i, e që është e rrezikuar në vazhdimësi nga grupet paramilitare serbe. Po ashtu, objektiv i AKSH-së, siç tha Adlii, është edhe Lugina e Preshevës, por në asnjë moment Maqedonia.

Ai tha se trazira në Maqedoni dëshiron të krijojë Beogradi, me qëllim që të zhvendos vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare prej Kosovës.

“Nga informacionet që ka FBKSH, ata që po luftojnë në Malësinë e Tetovës janë ish guerilet e pakënaqur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Rebelimi ka ardhur si rezultat i mos-implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”, tha ndërkaq Adili, duke akuzuar pushtetin e Shkupit se qëllimisht po krijon konflikt.
Shtuar më 07/11/2007, ora 23:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori