Adhuruesi i Millosheviçit merr Nobel, Gent Cakaj: E turpshme!
Sot u ndanë cmimet Nobel për letërsinë dhe u nda mes shkrimatëve polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore.

Peter Handke njihet edhe nga shqiptarët pasi ka qënë një “adhurues” i serbit Slobodan Millosheviç duke marrë pjesë edhe në funeralin e tij.

Aq larg ka shkuar “dashuria” e Handkes për Millosheviçin saqë e ka bërë të mohojë edhe genocidin e ndodhur në Srebenicë.

Pas dhënies të Nobelit, ka reaguar ashpër edhe ministri i Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj duke e quajtur këtë vendim, të turpshëm.

“Si një besimtar pasionant në bukurinë e përjetshme të letërsisë dhe fuqisë së saj për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe genocidit, unë jam i mërzitur nga vendimi për t’i dhënë çmimin Nobel një mohuesi të genocidit. Çfarë një veprim i pakuptimtë dhe i turpshëm po dëshmojnë në vitin 2019!,”-shkruan Cakaj në Tëitter. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori