E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Adhuruesi i Millosheviçit fitoi çmimim Nobel, Rama: Më vjen për të vjellë!
Akordimi çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke ka shkaktuar mjaft reagime të ashpra.

Edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, thotë se i vjen për të vjellë nga ky vendim.

“Kurrë nuk e kisha menduar se do kisha ndjesinë e të vjellës për shkak të një Çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë.

Pas zgjedhjes skandaloze të bërë nga një autoritet moral si Akademia e Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. Jo, ne nuk do të heshtim përballë racizmit dhe genocidit”, shkruan Rama.

Handke njihet si figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç./albeu.com/

Shtuar më 10/10/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori