Ademi: Kosova gjithnjë i ka bashkuar shqiptarët
Albeu.com
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdylhaqim Ademi sot ka përshëndetur vendimin e Partisë Demokratike Shqiptare për të mbështetur rezolutën e BDI-së për Kosovën.Zëvendëskryeministri Ademi thotë se historikisht Kosova gjithnjë i ka bashkuar shqiptarët. "Konsiderojmë që për çështje të mëdha kombëtare shqipëtarët gjithmonë kanë qenë unik dhe do të vazhdojnë të jenë unik edhe në të ardhmen.Nga viti 81 e deri në momentin e miratimit të rezolute në parlamentin e Maqedonisë Kosova ka bashkuar shqiptarët", deklaroi Ademi.
Sipas tij, rezoluta e Kosovës do të jetë shembull pozitiv për bashkëpunimin e dy partive shqiptare në Maqedoni edhe në të ardhmen.

Kryetari i PDSH Menduh Thaçi shpreson se në të ardhmen shqiptarët do të fokusohen të gjithë sëbashku, për t'i realizuar të drejtat e tyre. "Duhet të ndërtojmë ardhmëri të sigurtë, perspektive dhe ardhmëri në NATO dhe BE. Unë jam optimist se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë bashkërisht me subjektet tjera politike dhe shpresoj se ai dialog mes liderëve do të sjell deri tek zgjidhja e kërkesave tona", theksoi Thaçi. (alsat)
Shtuar më 11/10/2008, ora 17:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori