E hapur prej një jave, asnjë rast pozitiv në Zelandën e Re

Zelanda e Re raportoi 0 raste të reja me Covid-19 për të dytën ditë radhazi, një javë pasi u hoqën masat shtrënguese duke nisur hapjen e vendit.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se kjo është një arritje që i bën padyshim të gjithë krenarë.

Ajo gjithashtu u bëri sërish apel qytetarëve në Zelandën e Re që të jenë vigjilentë, dukë thënë: ”Mos bëni veprime që mund ta shkatërrojnë fitoren tonë të mundshme.”

Deri më tani në Zelandën e Re janë raportuar 1 mijë e 137 raste dhe 20 të vdekur nga Covid-19.


Shtuar 5.05.2020 09:37