Ademi: Ende ka paragjykime te bashkesise etnike maqedonase
Albeu.com
Problem kryesor për mos implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit 8 vite pas nënshkrimit të saj, sipas zëvendëskryeministrit Abdulhaqim Ademi, janë paragjykimet e bashkësisë etnike maqedonase.Sipas tij për realizimin e plotë të këtij dokumenti nevojitet ngritja e vetëdijes për barazinë e të gjithë qytetarëve të vendit dhe të pranohet realiteti i ri pas vitit 2001.
“Është e nevojshme që të eliminohen paragjykimet. Është i nevojshëm besimi i cili mund të thuhet se u mungon udhëheqësve të bashkësisë etnike që është shumicë. Është e nevojshme gatishmëri për një viktimizim shumë të vogël por shumë të rëndësishëm për ardhmërinë e vendit. Është i nevojshëm ballafaqimi me realitetin dhe me vlerat e reja që po krijohen”, deklaroi Abylaqim Ademi, zëvendëskryeministër për implementim të Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas Ademit i papërfunduar mbetet edhe pjesa 3 e marrëveshjes e cila përfshin invalidët e luftës, mbrojtësit maqedonas dhe të zhvendosurit. Qeveria, thotë Ademi në afat sa më të shkurtër duhet të mbyll këto çështje.
“Në drejtim të zgjidhjes sa më të suksesshme të kërkesave të mbrojtësve dhe të luftëtarëve të UÇK ndoshta duhet të mendohet dhe të ngrihet iniciativë për gjetjen e zgjidhjes duke u thirre në dispozitën 3.3 të pjesë “masa për ndërtimin e besimit”, shtoi Ademi.
Ndërkaq për të evituar tensionet e mundshme që paraqiten pas miratimit të ligjeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit e për të cilën nevojiten 2/3 e votave të deputetëve ose me shumicë të dyfishtë Ademi propozon që të pamundësohet ngritja e iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tyre.
“Do të jetë mirë nëse palët bien dakord për ligjet që miratohen me votim të dyfishtë fare të mos ngrihet procedurë eventuale ose sipas parimit të njëjtë të vendoset edhe gjatë procedurës në gjykatën kushtetuese. Rasti me ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike paraqet porosi të mirë për të ardhmen. Në këtë aspekt zgjidhje e mirë është ligji për referendum”, tha Ademi.
Në analizën e parë të sekretariatit rreth implementimit të MO, megjithatë munguan të dhënat sa për qind e kësaj marrëveshje është realizuar deri më tani. Ademi tha se në fund të shtatorit do të publikohen edhe këto të dhëna. (Gjyltene Rexhallari, alsat)
Shtuar më 14/08/2009, ora 22:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori