Adelina Tahiri thyen heshtjen: Ja kush mi paguan klipet 25 mijë euroshe

Pëlqej
Ajo e ka nisur karrierën e saj muzikore që në moshë fare të re, kur ishte ende një adoleshente.

Mirëpo, ndonëse në intervista të mëparshme ka thënë se i fitonte vetë paratë, duket se klipet ia sponsorizon dikush.

Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më simpatike në tregun shqiptar.

Ajo e ka nisur karrierën në moshë të vogël dhe numëron shumë videoklipe të suksesshme.

Por kush e sponzorizon Adelinën në videoklipe që kapin shifrën e 25 mijë eurove?

Adelina Tahiri ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e "Top Shoë Magazine", ku opinionistët Ervin Kurti dhe Albana Osmani i vunë në dukje se klipet e saj arrinin deri në shifrën 25 mijë euro.

Kështu Tahiri ka rrëfyer se ndonëse nuk ka dashur ta bëjë publike më parë, ajo vjen nga një familje në gjendje mjaft të mirë ekonomike.

“Përse të mos m’i paguajë im atë?”-u shpreh Adelina në studio, duke shtuar se ajo ka dy vite që nuk këndon më në koncerte dhe se klipet ia paguan i ati pasi ajo i bën për pasion, jo për të fituar para./albeu.com/

Shtuar më 07/10/2017, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori