Adelina Muça i përgjigjet Olta Gixharit: Burri im të futi në punë!
Pak ditë më parë aktorja e njohur e teatrit Olta Gixhari u shpreh në emisionin “Siluetë” se e vetmja aktore që ka marrë role në Teatër, që kur është vënë drejtor Hervin Çuli, është gruaja e tij, Adelina Muça.

“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli.

Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet.

Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi‘, u shpreh Gixhari.

E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Ditë e Re”, bashkëshortja e Hervin Çulit iu kundërpërgjigj Oltës duke thënë se ka qenë bashkëshorti i saj që e ka futur në punë Oltën.

“Më thanë ça ka thënë Olta. Më ka prekur fakti që më ka prekur fëmijën. Nuk ka pse më prek vajzën. Hervin Çuli ka qënë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin.

Nuk është problemi im që unë jam aktore dhe do punoj. Akuzat janë për shkak se do të mbroj veten”, ka deklaruar Adelina Muça.

Aktorja shtoi se për shkak të pozicionit të bashkëshortit të saj, i janë hequr disa role.

“Mua më hiqen rolet nga Teatri Kombëtar. Dhe për mua kjo nuk është e drejtë.

Më hiqen rolet vetëm se kam bashkëshortin drejtor. Njerëz si Olta ka plot.

Kontrata duhet respektuar. Duhet të vish në punë. Duhet të besh edhe role të vogla”, ka përfunduar Adelina Muça./iconstyle
Shtuar më 09/01/2020, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori