AD Disha, DJ Cool, Criss V, ndezin sot në mbrëmje sheshin “Skënderbej”
Sheshi “Skënderbej” është kthyer jo vetëm në një nga vendet më të vizituara në kryeqytet, por edhe në një hapësirë që ofron mundësi të shumta argëtimi në orët e mbrëmjes. Ashtu si edhe në pesë netët e para, edhe sot, qytetarët e Tiranës dhe kryesisht rinjtë, do të kenë mundësi ta kalojnë mbrëmjen në sheshinSkënderbej”, në shoqërinë e një muzike të zgjedhur ritmike.

AD Disha, DJ Cool, Criss V, duke filluar nga ora 20 e 30, do ti japin jetë sheshit me disa nga performancat e tyre të zgjedhura, duke garantuar një natë plotë ritëm. Koncertet dhe aktivitetet e ndryshme artistike janë kthyer të përnatshme në sheshinSkënderbej” që nga momenti i përurimit.

Gjatë këtyre ditëve të para qytetarët kanë pasur mundësi të shikojnë jo vetëm sheshin e ri dhe lulishtet rreth tij, por edhe të argëtohen në orët e mbrëmjes. Në pesë ditët e para në skenën e instaluar tashmë në këtë shesh janë ngjitur këngëtarë dhe grupe të njohura të muzikës popullore nga e gjithë Shqipëria, si dhe emra të tjerë të njohur të muzikës së lehtë dhe moderne shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2017, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori