ACR-minatorëve: Kthejuni punës
ACR i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve t’i bashkohen grupit që ka filluar sot punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës.

Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën.

Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR.

Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. ACR siguron minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar.


11:36 Minatorët-Policia, përplasje fizike

Konfrontime dhe përplasje me policinë. Paraditen e sotme minatorët e Bulqizës janë konfrontuar fizikisht me policinë para minierës së Bulqizës. Minatorët kanë bllokuar hyrjen e minierës dhe nuk lejojnë futjen e asnjë makinerie në të.

Nga ana tjetër, policia ka tentuar të largojë me forcë minatorët dhe të zhbllokojë minierën në mënyrë që të fillojë puna. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2011, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori