Përfshihet nga flakët makina në Krujë, shoqërohen 6 persona

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës që lamë pas në qytetin e Krujës. Mësohet se mjeti ka qënë i parkuar, e për pasojë janë shoqëruar 6 perona.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet filmike për të zbardhur dhe shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.


Shtuar 10.05.2021 09:05