ACR gjobitet sërish nga Inspektoriati i Punës
Inspektoriati i Punës Shtetërore në qarkun e Dibrës ka vendosur që të gjobisë kompaninë koncesionare ACR me një shumë prej 1 mln lekësh të reja.

Kjo masë shtë marrë nga inspektoriati si pasojë e mungesës së sigurisë në punë, moszbatimin e rregullave të sigurimit teknike, apo çështje të tjera që nuk lejojnë një proces brenda normave në thellësitë e nëntokës, të cilat Inspektoriati i punës shteterore i ka hasur pas disa orësh inspektimi.

Nga ana tjetër, vetëm disa ditë më parë, firma austriake, ACR u gjobit me një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, për të njëjtat arsyeje nga Repari i Inspektim Shpëtim Minerave.

Gjatë ditëve të fundit janë të shumta inspektimet e bëra nga ana e inspektoriatit të punës. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2011, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori