Vrasja në autostradën Tiranë-Durrës, reagon policia (VIDEO)

Reth orës 23:00 në autostradën Tiranë Durrës u vra një person.

Mësohet se viktima ka mbetur i vdekur në mjetin e tij.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe policia.


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve. /albeu.com/